Reperja dhe modelja e re amerikane Chynna Rogers ka ndërruar jetë vetëm 25 vjeç
Një përfaqësues nga Departamenti i Shëndetit Publik të Philadelphias konfirmoi për Fox News se 25-vjeçarja vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës.

Ja si është shprehur familja e saj: “Chynna ishte shumë e dashur dhe kjo është një humbje shumë e madhe”, Në një intervistë për revistën Pitchfork, botuar në fillim të janarit 2018, muzikantja foli hapur për varësinë e saj nga droga.

“Zakonisht nuk shprehem ose nuk hapem për gjërat derisa të jenë në vështirësi dhe nuk po merrem më me të. Kjo nuk është arsyeja pse unë nuk u thashë njerëzve se isha narkomane, derisa dola nga rehabilitimi”