Katolikët në të gjithë botën kremtojnë të “Premten e Mirë” në një situatë mjaft surreale ku rreth gjysma e popullatës është në izolim.
Në një ceremoni në Jeruzalem, ku mbizotëronte heshtja dhe qetësia për shkak të mungesës së besimtarëve, administratori apostolik i Vatikanit në Tokën e Shenjtë u lut për njerëzit që po vuajnë dhe humbasin jetën nga koronavirusi.
“Po kremtojmë të Premten e Mirë, përkujtimin e vdekjes së Jezusit, në rrethana shumë të vështira”, u shpreh kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa.
Po sot katolikët në të gjithë botën kremtojnë të “Premten e Mirë” në një situatë mjaft surreale ku rreth gjysma e popullatës është në izolim./ arkiva.fjala.al/