Ndërsa fundjava do të kalojë në shtetrrethim, javën e ardhshme pritet që të ketë zgjerim të fashës së orarit. Kjo u bë me dije nga Kryeministri, i cili tha se orari i liri-daljes do të zgjatet deri në 17:30.
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e ri para hapjes së fashës së orarit të hënën. Edhe kjo fundjavë do të jetë shtetrrethim, sot deri në orën 13:00 do të lejohet dalja me autorizim për blerje të ushqimeve apo ilaçe dhe do të jetë e mbyllur deri të hënën në orën 05:00.
Nga fasha e orarit përjashtohet Policia, Ushtria, media, shërbimet delivery, shërbimet kritike shoqërore apo transporti i mallrave.
