Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot për rastet e fundit më COVID-19 në Shqipëri. Janë 21 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar në 467 numrin e personave të prekur me koronavirus në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 193 teste. Nga këta, 1 është personel mjekësor dhe dy fëmijëve, të cilët sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, janë pa simptoma klinike.
Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.