Shkencëtarët që merren me sëmundjet e lëkurës kanë zbuluar shenja të reja që shfaq Covid-19. Ata kanë treguar se nëse shihni në lëkurë pika të kuqe, acarim apo djegie, mund të jeni të rrezikuar nga Covid-19.
Dermatologët dhe shkencëtarët e lëkurës besojnë se zhvillimi i plagëve të dhimbshme, të kuqe mund të lidhet me koronavirusin.
Më shumë se 400 dermatologë kanë dëshmuar këto shenja në pacientët COVID-19. Çdo pacient që gjen papritmas këto pika duhet të flasë menjëherë me një dermatolog, shtojnë mjekët.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar publikun dhe mjekët t’i kushtojnë më shumë rëndësi pacientëve që kanë këto simptoma në lëkurë.
Skuqjet mund të shfaqen kudo në turp dhe mund të jenë të formave dhe madhësive të ndryshme.