Tenori italian, Andrea Bocelli, performoi një koncert solo për festën e Pashkëve nga një katedrale e zbrazët në Milano e transmetuar ‘live’, e shikuan miliona njerëz në mbarë botën. “Music for Hope”, e cila u transmetua në YouTube nga katedralja Duomo e Milanos, është shikuar më shumë se 25.5 milionë herë deri më tani
“Në ditën në të cilën ne festojmë besimin në një jetë që triumfon, unë jam i nderuar dhe i lumtur t’i përgjigjem ftesës së qytetit dhe Duomos së Milanos. Falë muzikës, transmetuar drejtpërdrejt, duke mbledhur miliona duar të kapura kudo në botë, ne do të përqafojmë zemrën pulsuese të Tokës së plagosur”, ka thënë Bocelli.