Presidenti francez, Emmanuel Macron sonte i kërkoi falje për qeverinë e tij ‘pasi nuk ishin përgatitur sa duhet’ për krizën e koronavirusit ndërsa njoftoi zgjatjen e izolimit deri më 11 maj.
Kreu i shtetit tha se kufizimet që filluan më 17 mars do të zbatohen sa më rreptësisht të jetë e mundur deri në mesin e muajit të ardhshëm, dhe se ‘ditët e gëzueshme ishin përpara’.
Në një fjalim televiziv për herë të parë para kombit nga Pallati Elysée në Paris, Z. Macron tha:
‘Prandaj duhet të vazhdojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë të zbatojmë rregullat. Sa më shumë të respektohen, aq më shumë do të shpëtojnë jetë. Kjo është arsyeja pse mbyllja e rreptë duhet të vazhdojë deri të hënën më 11 maj.
Kjo është mënyra e vetme efektive gjatë kësaj periudhe. Ky është kushti për të ngadalësuar përhapjen e virusit edhe më tej, duke arritur të kemi vende të lira në kujdesin intensiv dhe të lejojmë mjekët tanë të mbledhin fuqitë e tyre.”
Macron pranoi se kishte pasur probleme me gjithçka, nga furnizimi me maska deri te xheli dezifektues, dhe se punonjësit e shëndetit “nuk kishin pajisje të mjaftueshme mbrojtëse”.
“Gabimet u bënë,” tha ai.
‘A ishim përgatitur mjaftueshëm? Natyrisht jo – askush nuk është i përgatitur për një krizë të kësaj madhësie. ‘
Macron tha se kufijtë me vendet e tjera do të mbeten të mbyllura derisa të zgjidhej kriza.

Ndërkohë numri i rasteve me koronavirus në Francë ka shkuar në 133 mijë, ndërsa 14 mijë persona kanë ndërruar jetë./Burimi: Daily Mail Përshtati:R.G