Kosova ka ashpërsuar masat e izolimit në kuadër të pandemisë së koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri me dije se izolimi i banorëve do të bëhet i detyrueshëm duke filluar nga e mërkura, duke ndaluar ndaljen nga shtëpitë pas orës 06.00.
Qytetarëve do i lihet në dispozicion 90 minuta kohë për të bërë pazar dhe për të blerë ilaçe.
“Prej datës 15 prill nga ora 06:00 ndalohet qarkullimi i personave fizikë, jashtë banesave e shtëpive të tyre, përveç atyre mbi moshën 16 vjeç të cilëve u lejohet qarkullim për furnizim me ushqim për barëra dhe prokukte higjienike dhe për të kryer obligimet si pagesa apo punë bankare. Kjo vetëm për një orë e gjysmë në ditë në bazë të shifrës së parafundit të numrit të letërnjoftimit. Për shtetasit e huaj të cilët nuk posedojnë letërnjoftimin e Kosovës, orari i tyre bëhet në bazë të shifrës së fundit të numrit të pasaportës”, u shpreh ministri.
Vitia tha se nuk do të lejohet që dy persona të ecin së bashku në rrugë, vetëm nëse ndonjëri prej tyre ka specifika të veçanta.
Në Kosovë janë aktualisht 362 persona të infektuar me COVID-19 dhe 8 kanë ndërruar jetë.