Çadra dhe shezlongë të ndara me xham organik, për të parandaluar ngjitjen e koronavirusit në plazh. Nuk është vetëm një sugjerim, por projekti i një kompanie nga Modena që tashmë është shtruar në tavolinën e pronarëve të Riviera Romagnola.
Por, rojet e plazhit e kundërshtojnë hapur këtë projekt. “Me xhamat organikë (plexiglas) nuk do të kishim probleme me koronavirusin, por padyshim do të përballeshim me dehidrim”-shprehet presidenti i rojeve të plazhit në Rimini Sud, Mauro Vanni.
“Kjo është çmenduri e pastër. Nëse një person dëshiron të shkojë në burg, ai bën një vjedhje në vend se të vijë në det në njërën nga ato kuti ”– thotë presidenti rajonal i bashkimit të operatorëve të plazheve Simone Battistoni.
“Është e vërtetë-saktëson ai-se e vetmja mundësi që të jemi në gjendje të hapim sezonin veror është të garantojmë ndarjen midis çadrave, si dhe midis tabelave në restorante, duke riorganizuar hapësirat dhe zonat në këtë drejtim, por, kujdes, ne duhet ta mendojmë mirë se si ta bëjmë atë.”
Zgjidhja e duhur duket si një enigmë që nuk do të jetë e thjeshtë për t’u zgjidhur, ndonëse çadrat dhe shezlongët brenda kutive prej xhami janë propozimi i parë konkret për të interesuarit.

arkiva.fjala.al/