Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati 5 orë. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama shkruan se është diskutuar për planin e daljes nga COVID-19 dhe që do të vihet në zbatim javët në vijim.
“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe”, shkruan Rama.
Në mbledhje ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta i cili dhe drejtoi video-konferencën, Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat përgjegjës dhe Kryetari i opozitës Lulzim Basha.