Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua ditë më parë, është duke u përmirësuar.
Gazetarja Gerta Vasku raporton për ABC News se avokatit iu bë skaner, ku u vu re përmirësim. Sakaq janë ndërprerë medikamentet që e mbanin të fjetur në mënyrë graduale.
Megjithatë, pavarësisht përmirësimit të gjendjes shëndetësore, avokati Mëngjesi do të vijojë të mbahet në monitorim nga mjekët, pasi ende është në intubim./ S.M