Provë e mirë e Shqipërisë përballë Liechtensteinin në miqësoren e parë në prag të Kampionatit Evropian. Kuqezinjtë fituan thellë 3-0 përballë një kundërshtari që duhet pranuar ishte modest, gjithsesi Syllvinho mori mesazhet që kërkonte nga futbollistët që ka përzgjedhur për eventin madhor të futbollit, që do të zhvillohet në Gjermani.
Konfirmohet referencë në majën e sulmit Armando Broja, një lojtar me stof elitar, provë shumë pozitive edhe për Arbër Hoxhën në krahun e majtë, me sulmuesin e Dinamos së Zagrebit që u shfaq mjaft dinamik me lojën e tij.
L’OUVERTURE DU SCORE DE BROJAhttps://t.co/DGJMeFAFRG
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) June 3, 2024
Rikonfirmohet “snajper” i Kombëtares Jasir Asani, që dhuroi një tjetër “perlë” nga repertori i tij, ndërsa Bajrami, në mesfushë, diktoi ritëm dhe fantazi.
3ème but en 10 matchs pour Ernest Muçi, et ça fait 3-0 !https://t.co/DKuGH6ojKL
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) June 3, 2024
Një ndeshje shumë e qetë për lojtarët e mbrojtjes dhe portierin Berisha, për të cilët ky kundërshtar nuk ishte i duhuri për t’u vënë në provë.