Në shtëpinë e Klea Hutës dhe Elgit Dodës sot ka festë, pasi djali i tyre Kridi ka ditëlindjen.
E sigurisht që nuk kishte si të mungonte urimi i ngrohtë nga mami Klea, e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”it ka ndarë një sërë fotografish me momente nga dasma, shoqëruar me një urim nga fjalët më të bukura.
“Gjysma ime, mbretërofsh dritën dhe mirësitë e kësaj bote. E di që do ta bësh sepse ti je drita dhe mirësia e Zotit.
Qofsh i bekuar @kriddoda mami jo vetëm të do por se kam gjetur akoma atë fjalë që ndjej për ty.
Është ditë e shënjuar thellë në kujtesën time. Ditë të cilat vazhdojnë dhe e ushqejnë shpirtin tim sa herë që e sjell ndërmend. Nuk e besoj që kaloi një vit nga ajo natë magjike. Do të doja të jetoja atje përgjithmonë…”, shkruan Huta bashkëngjitur me fotot në fjalë, të cilat morën menjëherë mijëra pëlqime dhe urime të shumta./ S.M