Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi emisionin e RAI 3 për Shqipërinë. Rama thotë se ishte një baltë e pamerituar kundrejt Shqipërisë.
Rama thotë se kjo baltë e prodhuar në Tiranë si luftë politike ndaj qeverisë së tij u eksportua në Itali, duke transmetuar gjysmë të vërteta për vendin tonë.
“Kishte në përmbajtje shumë baltë për Shqipërinë ,e prodhuar këtu në Tiranë për luftën politike ndaj meje dhe qeverisë sonë. Gjithë ajo baltë eksportuar nga këtu në Itali, e ekspozuar në ekranin e shërbimit publik në Itali, pa asnjë interes për publikun italian, ishte një baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Shqipëria nuk është me ajo që ishte, por disa që janë mësuar ta trajtojnë Shqipërinë si vend të botës së tretë s’na e falin dot suksesin. As e kanë imagjinuar që Tirana do bëhej kjo që vetëm sa ka filluar të dukej”, tha Rama./kb