Shkencëtarët e një institucioni gjerman japin alarmin për konsumimin e alkoolit para fluturimit, duke theksuar se ekziston rreziku i vdekjes për publikun e pasagjerëve.
Studiuesit e Këlnit kanë arritur në përfundimin se kombinimi i alkoolit me gjumin gjatë fluturimit zvogëlon sasinë e oksigjenit në gjakun e udhëtarëve dhe rrit rrahjet e zemrës, edhe tek ata që janë të rinj dhe me shëndet të mirë.
Për këtë arsye, ata theksojnë se sa më e madhe të jetë sasia e alkoolit të konsumuar nga pasagjerët, aq më të rënda mund të jenë efektet në shëndetin e tyre , veçanërisht për të moshuarit dhe ata me një histori të rëndë mjekësore, raporton CNN.
Ekspertët gjermanë besojnë se mund të jetë koha për të konsideruar kufizimin e aksesit ndaj alkoolit, veçanërisht në fluturimet me distanca të gjata.
Siç raporton profesoresha Eva-Maria Elmenhorst nga Qendra Gjermane e Hapësirës Ajrore në Këln: “Situata mund të jetë e ndryshme për pasagjerët me një histori të rëndë mjekësore”.
Studiuesi gjerman shpjegon se si alkooli ndikon në shëndetin e pasagjerëve gjatë një fluturimi.
“Ngopja e tyre me oksigjen mund të jetë e ulët në fillim dhe më pas të bjerë në nivele edhe më të ulëta. Si rezultat, kushtet mjekësore mund të përkeqësohen dhe të çojnë në emergjenca gjatë fluturimit. Unë do t’i këshilloja personat me sëmundje të zemrës apo mushkërive të shmangin pirjen e alkoolit në avion”, thekson shkencëtari.
Në hulumtim morën pjesë 48 vullnetarë, të moshës 18 deri në 40 vjeç. Gjysma flinin në një laborator me presion normal ajri, dhe të tjerët në një dhomë, në kushtet e një kabine avioni në fluturim.
Grupet më pas fjetën për katër orë. Gjysma e secilit grup nuk kishin konsumuar alkool, ndërsa të tjerët pinin dy kanaçe birrë ose dy gota verë.
Ata që flinin në kushte normale pa pirë alkool kishin nivele të qëndrueshme të oksigjenit në gjak prej rreth 96%, me një rrahje zemre në gjumë prej 64 rrahje në minutë.
Në të kundërt, ata që kishin pirë alkool dhe ishin në dhomën e gjendjes së fluturimit kishin nivele të ulëta të oksigjenit në gjak, mesatarisht 85%, dhe rrahjet e tyre të zemrës u rritën në pothuajse 88 rrahje në minutë gjatë gjumit.
Ata që nuk kishin konsumuar alkool dhe ishin në kuvertën e fluturimit kishin një nivel mesatar të oksigjenit në gjak prej 88% dhe një rrahje zemre në gjumë prej 73 rrahje në minutë.
Duhet të theksohet se vullnetarët flinin të shtrirë, kështu që gjetjet e studimit mund të ndryshojnë për ata që udhëtojnë në klasë ekonomike , argumenton raporti në revistën Thorax nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ajrore në Këln, Gjermani./E.T