Drejtori i Policisë së Shetit, Muhamet Rrumbullaku, ka mbërritur në Komisionin Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ku do të pyetet nëse mbledhja duhet zhvilluar me dyer të hapura apo të mbyllura.
Ndërsa Kryetari i Komisionit Ervin Salianji vijoi me mbledhjen, ka ndërhyrë nënkryetari Toni Gogu, i cili u shpreh se “Është e padenjë për republikën e Shqipërisë, për këtë Kuvend, që kjo sallë të kthehet në një shesh paligjshmërie”, teksa insiston që të votohet kërkesa e Rrumbullaku për ta zhvilluar mbledhjen me dyer të mbyllura./e.t