Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin.
Kryeministrja italiane do të shoqërohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Më pas delegacioni do të vizitojë dhe Gjadrin ku vijon ndërtimi i kampit të emigrantëve.
Në rrugën Milot në drejtim të Gjadrit ka prani të shumtë të makinave të policisë./ S.M