Kreu i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha në shpalosje të programit të tij për në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në pranvereën e 2025 është ndalur tek korrupsioni. Ai e ka quajtur atë një gangrenë që ka mbërthyer dhe po shkatërron ekonominë shqiptare. Në të parën tryezë kombëtare për ekonominë organizuar nga PD zyrtare që pas prezantimit të programit për zgjedhjet e vitit 2025, Basha tha se është koha që oferta e tyre është e rëndësishme për të nxitur mirëqenien e qytetarëve. Sipas kryetarit, kjo tryezë bën bashkë njerëz të kontributeve të veçanta publike, akademike dhe figura me një reputacion të padiskutueshëm sa i takon ekonomisë dhe çështjeve ekonomike, të cilët do të diskutojnë e debatojnë mbi ofertën e Partisë Demokratike për shqiptarët. “Synimi është një dhe vetëm një: asnjë pjesë e programit dhe ofertës tonë të mos mbetet në hije, asgjë të mos i mbetet rastësisë. Një kulturë e re politike kërkon që oferta e çdo formacioni politik të jetë transparente. Oferta e çdo partie politike që mëton të qeverisë nesër vendin siç është Partia Demokratike e Shqipërisë, të mos jetë një pusi për elektoratin, për votuesin por të kenë shansin të njihen me të, ta debatojnë atë, ku është e mundur dhe e nevojshme pse jo ta përmirësojnë atë. Zonja dhe zotërinj, ekonomia shqiptare vuan në një lëngatë të shumëfishtë. Vuan nga njëra anë për shkak të korrupsionit galopant, një sëmundje shoqëruese e tranzicionit shqiptar, por që nuk ka pasur kurrë nivele të tilla si në këtë dekadë dhe në këtë mënyrë është kthyer jo thjesht një pengesë, por një gangrenë për rritjen ekonomike, është kthyer në kontribuesin kryesor për mosmirëqenien e shqiptarëve, për varfërinë e tyre, për ankthin që ka kapluar si faktorët ekonomik ashtu edhe tregun e punës, që i është përcjell familjes shqiptare, i është përcjellë në veçanti rinisë shqiptare me pasojat të rënda, mpakjen e vendit, shpopullimin e vendit.”, është shprehur kreu i demokratëve Lulzim Basha. po ashtu Basha është dalur edhe në sektorin e Turizimit. Ai tha se duhet të kthejmë ekonominë në rrafshin e konkurencës. “Axhenda jonë sociale mund të mbështet vetëm mes vitalizimit, psh të turizmit shqiptar dhe nxitjes së një zinxhir vlerash siç është teknologjia dhe informacioni. Synojmë aftësimin e 25 mijë të rinjve shqiptare, për të mundësuar një shtresë profesionistësh të teknologjisë dhe informacionit me të ardhura mesatare 2000 euro në muaj. Është dhe synim politik që synon stabilitet social-ekonomik. Synojmë rritjen e prodhimit, aftëson forcat në tregun e punës dhe rininë shqiptare dhe kthimin e ekonomisë në rrafshin e konkurrencës. Taksa 9% nuk është gjetje elektoral por qasje e mirëmenduar që do kthej perspektivën e munguar të sipërmarrjes shqiptare dhe do zhbën kaosin e krijuar nga taksa progresive”, tha ai.