Tensione jashtë kuvendit. Protestuesit hedhin goma drejt kordonit policor dhe në disa momente përpiqen dhe të përplasen me të.
Opozita ka thirrur protestë jashtë parlamentit pas episodit të dytë të RAI 3 për Shqipërinë.
Një militant i cili i vuri flakën gomave, gati sa rrezikoi veten pasi shishja që kishte në dorë u përfshi nga flakët.
Forca të shumta policie janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen.
Deputetët socialsitë janë futur më herët në Kuvend. Ndërkohë, edhe deputetët e Rithemelimit janë futur në sallën plenare një nga një. Po ashtu, Bardhi ka kërkuar mocion me debat mbi episodin e RAI 3, që pritet të sjellë debate edhe brenda në Kuvend. /kb