Bilanci i të infektuarve me Covid-19 në Spanjë vijon të rritet dita-ditës. Në orët e fundit kanë humbur jetën 551 persona duke e e çuar numrin total të të vdekurve me COVID-19 në 19 mijë.
Më tej të infektuarit kanë shkuar zyrtarisht në 182 mijë e 816 të infektuar pasi vetëm sot u shënuan 5 mijë e 183 raste të reja.
Një shkrimtar best-seller kilian ishte mes viktimave të ditë së fundit. Ai quhet Luis Sepulved dhe vdiq në Spanjën Veriore prej COVID-19.
Pas 5 javësh ”Lock- Down” Spanja sheh përmirësim dhe ulje të kurbës por autoritetet në Madrid dhe Katalonjë flasin për shifra më të larta viktimash se ato zyrtare.