Policia ka shpëtuar një turiste franceze e cila kishte humbur kontaktet në Malin e Çikës. Për gjetjen e turistes franceze u angazhuan grupet e shpëtimit dhe alpinistët. Turistja u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.
Lidhur me operacionin për gjetjen e turistes ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Lajm i mirë! Turistja franceze, e cila kishte humbur kontaktet prej disa ditësh në Malin e Çikës, është mirë dhe po kthehet bashkë me shërbimin e shpëtimit dhe me alpinistët të cilët u angazhuan për gjetjen e saj.
Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit”, shkruan Balla. S.B