Pesë vjet pas vrasjes së John Fitzgerald Kennedy, vëllai i tij Robert u vra gjithashtu, ndërsa festonte fitoren e tij në zgjedhjet paraprake në Kaliforni.
Gara presidenciale e vitit 1968 u trondit nga vrasja e senatorit demokrat Robert Kenedi, i cili u qëllua për vdekje natën që fitoi votimet paraprake në Kaliforni. Në qershor 1968, senatori Robert Kenedi nga Nju Jorku kishte arritur majat duke ecur drejt emërimit për kandidatin presidencial të partisë demokrate pas disa fitoreve në zgjedhje paraprake. Vrulli i Kenedit drejt marrjes së emërimit demokrat u rrit shtet pas shteti gjatë zgjedhjeve paraprake, duke arritur kulmin me fitoren e 4 qershorit në Kaliforni.
Por Robert Kenedi, nuk pati rastin të shijonte fitoren në kuvendin kombëtar demokrat në Çikago. Ai u vra në Hotelin Ambasador në Los Anxhelos pasi fitoi zgjedhjet paraprake të Kalifornisë. Ёndrra e tij, të cilën e kishin edhe shumë të tjerë, nuk u arrit…
…E shënuar tashmë nga shumë tragjedi, familja Kennedy – dhe bashkë me to një pjesë e madhe e Amerikës – vajtuan më 6 qershor 1968 vdekjen e Robert Kennedy, i njohur si “Bob”, vëllai i Presidentit John, i cili ishte vrarë vetëm pesë vjet më parë.
Mesazhi
Në vitin 1968, Shtetet e Bashkuara kishin një president jopopullor dhe një luftë që kundërshtohej prej shumicës. Kur Lindon Xhonsoni filloi fushatën për t’u rizgjedhur në mars 1968, ai gati u mund nga kandidati kundër luftës senatori Juxhin Mekarthi. Kjo e bëri presidentin Xhonson të dilte nga gara. Tërheqja e Xhonsonit i hapi rrugën Robert Kenedit. Disa javë më pas, më 4 prill, kur Amerika u trondit nga vrasja e udhëheqësit të të drejtave civile Dr. Martin Luther King, Robert Kenedi ishte ai që solli mesazhin ngushëllues, ku ndër të tjera thuhej: “Ajo që na duhet ne në Shtetet e Bashkuara nuk është urrejtja. Ajo që na duhet nuk është dhuna, por dashuria, urtësia dhe dhembshuria për njëri tjetrin.”
Pothuajse president
Bob ishte një kandidat në zgjedhjet presidenciale të atij viti me një shans shumë të mirë për të fituar. Njëfarë Sirhan Sirhan, një jordanez me origjinë palestineze që donte ta detyronte të paguante mbështetjen e dhënë për Izraelin në konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Luftën Gjashtë Ditore , e cila filloi një vit e një ditë para sulmit.
Teoritë konspirative
Pavarësisht arrestimit të Sirhan Sirhanit, gjatë hetimeve dhe gjatë gjykimit u shfaqën disa mospërputhje: kjo çoi në formulimin e hipotezave të ndryshme alternative dhe teorive konspirative , edhe rreth këtij atentati . Regjistrimi audio i sulmit nga një reporter polak, i analizuar me teknologji moderne të hetimit audio-ligjor, zbuloi se numri real i të shtënave në pritë ishte trembëdhjetë, por revolveri modest i terroristit kishte vetëm tetë të shtëna, element që presupozon praninë e një tjetri. vrasës në vendin e krimit.
Pas një mitingu
Gjatë pritës, Bob – i cili kishte mbështetur izraelitët në Luftën Gjashtë Ditore, me të cilën Izraeli zgjeroi kufijtë e tij – u godit nga plumbat e shkrepura nga një pistoletë e kalibrit 22 në drejtim të Ambasadorit në Los Anxhelos, pas një fjalimi të mbajtur në një nga dhoma hoteli. Ai u qëllua duke u nxjerrë nga kuzhina pak pas mesnatës së 5 qershorit dhe vdiq në spital në agimin e 6 qershorit 1968, ndërsa sulmuesi u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Epilogu
Robert Kenedi u varros në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit pranë Uashingtonit, ku prehet edhe trupi i vëllait të tij Xhon Kenedi. Njerëzit ende shkojnë në Varrezat Kombëtare të Uashingtonit për të vizituar varrin e Robert Kenedit.
*Burimi: zeriamerikes.com & focus.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi/kb