Një mjek i famshëm në Britani të Madhe është zhdukur në një ishull grek.
Guruja 67-vjeçare për dietat, njohur për shikuesit britanikë përmes daljeve në emisionin This Morning, nuk arriti të kthehej në hotel pas një shëtitjeje në ishullin Symi, afër Rodosit. Kërkimi nisi pasi gruaja e tij, Dr.Clare Bailey, ngriti alarmin.
Policia greke ka frikë se ai mund të jetë plagosur nga ndonjë rrëzim, ose kafshuar nga një gjarpër, pasi kishte ecur përqark plazhit të Shën Nikollës, bashkë me një çift tjetër.
Kërkimet e shpëtimit të nisura herët në mëngjesin e së enjtes nuk kanë dhënë ende asnjë rezultat./kb