Këshilli Bashkiak i Himarës mblidhet sot në orën 16.00 me një pikë të vetme në rendin e ditës, zgjedhjen e kryebashkiakut të ri. Kjo mbledhje vjen pas dorëheqjes së kryebashkiakes të komanduar Blerina Bala e cila qëndroi vetëm 3 muaj në detyrë.
Sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor Këshilli Bashkiak i Himarës voton dhe komandon kryetarin e ri. Në mbledhje do votohet për dy nënkryetarët Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.
Më 29 mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan në burg.
Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vetëm pas një vendimi përfundimtar i Apelit të Posaçëm për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg nga GJKKO pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendorë të 14 majit 2023./e.t