Infektologu Salih Ahmeti në një konferencë për mediat ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive, saktësisht nën kujdesin intensiv ndodhet edhe një grua shtatzënë, në javën e 28 dhe gjendja e saj është e rëndë.
“Po dje kemi marrë një shtatzënë, 28 javë, është në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv”, tha Ahmeti, duke shtuar se janë në konsultime me mjekët si gjinekolog, neonatolog dhe anesteziolog.
“Ne do të veprojmë duke i shfrytëzuar protokollet dhe përvojat më të mira të vendeve tjera. Dhe pa diskutim, mendimi i konsiliumit…”, tha ai.