Një 61 vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë. Viktima me sa duket ka shkuar në shtëpinë e autorit të dyshuar për të marrë nipin e tij.
Viktima është goditur me thikën e bukës.
Autori është një 41 vjeçar, shtetas italian, i cili është arrestuar në banesë për akuzën e vrasjes me dashje.
Ende janë të paqarta motivet e këtij krimi të rëndë, shkruan angjencia italiane e lajmeve ansa.it
Mediat italiane shkruajnë se u desht ndërhyrja e policisë për të parandaluar një grup prej 30 personash tentuan ta linçonin./e.t