Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije skenarin e lehtësimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Kryeministri është shprehur në emisonin “Opinion” se skenari i hapjes përfshin tre kategori; kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë.
Rama theksoi se skenari i hapjes do të jetë gradual dhe do shoqërohet me protokolle të caktuara, ndërsa shtoi se java e ardhshme do të jetë përgatitore.
Sa para keni në dispozicion për të paguar?
Ne kemi në dispozicion atë që kemi deklaruar. Pagat e paketës së parë janë në dispozicion, brenda javës së ardhshme do të shlyen. Shumë kush që ka thënë se është refuzuar ka aplikuar në një paketë që nuk ka qenë e përfshirë. E bukura që ndodh në këtë vend, është se përgjithësisht se dhe kur kanë një përgjigje për një çështje të tyre nuk e lexojnë. Të gjithë si ajo vajza do të marrin 400 mijë lekshin si të gjithë bizneset e tjera të goditura. Ka pasur një numër rreth 50 mijë persona që janë numëruar para se të vija këtu. 99% e personave janë përfitues nga paketa e zgjeruar, pasi në të parën nuk përfshiheshin. Taksitë janë të përfshira në paketën e parë. Është bërë një korigjim për të ndarë taksitë dhe shërbimet e transportit që janë biznes i vogël nga ato që janë i madh. Të gjithë ata që janë në shërbim taksi do të marrin pagën siç është premtuar. Për dentistët e njëjta gjë, do të paguhen. Janë bërë disa korrigjime.
Duhet të jemi pak më të hapur?
Në datën 4 prill, në ditën e 39 të epidemisë, Suedia një rast unikal, ka pasur 37 vdekje për 1 milion banorë, sot Suedia ka arritur 1242 raste. Është një situatë shumë e brishtë. Ajo që po ju thoja, jo më larg se sot ne kemi patur një diskutim për skenarin e hapjes. Është një skenar shumë i lidhur me atë që bëmë sot në Kuvend, pra futja në Kodin Penal ndryshimet për epideminë. Presim dhe firmën e Presidentit, kemi pasur një komunikim të harmonizuar. Do fillojmë të hapemi që kush shkel është më i rëndësishëm se sa sot. Në skenarin e hapjes janë tre kategori, kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë. Te kategoria me risk të ulët, shitje me pakicë në dyqane jo të specializuara, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e mobiljeve, bizhuteritë etj. Kjo është fasha e parë që ne duhet të hapim në ditët në vijim. Është shumë e rëndësishme që të futet në fuqi Kodi i ri Penal, pasi është i rëndësishëm për biznesin, hapja do të shoqërohet me kushte të reja strikte. Java e ardhshme është përgatitore. Do të thotë që ai 400 mijë lekshi është një frymëmarrje në ekonominë familjare.
Pasi listoi aktivitetet me rrisk të ulët, ku përmendi kryesisht shitjet me pakicë, Rama listoi më tejede aktivitetet me rrisk të mesëm dhe të lartë, të cilët do të presin më gjatë për hapjen.
“Tek bizneset që klasifikohen me rrisk të mesëm, janë transporti rrugor i pasagjerëve, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, artikuj të tjerë në tregje, shërbime arsimore mbështetëse, tregtia në pakicë në stenda e në tregje, vazhdon kështu një listë të gjatë”, tha Rama.
Po me rrezik të lartë?
E vetmja pikë ku ka debat janë estetistet. Estetistet, është i ndarë gupi i punës, nëse janë rrezik i madh ose i mesëm. Iu kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, unë anoj nga rreziku i mesëm.
Tek rreziku i lartë hyjnë restorantet pa delivery, (restorantet me delivery do të hapen që në fashën e parë), aktivitetet e argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndër-urban.