Ashtu edhe siç ishte njoftuar, sot (e premte) para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë bërë homazhe në nderim të këngëtares dhe gazetares tashmë të ndjerë, Violeta Rexhepagiqi. Ministrja në detyrë, Vlora Dumoshi, çmoi lartë vlerat e Violetës si artiste, duke përkujtuar veprimtarinë e saj muzikore bashkë me stafin e MKRS-së.

“Ajo me zërin dhe dukjen e saj dhe gjithmonë na ka dhënë mesazh vajzave dhe grave të reja që duhet t’i thyejmë të gjitha tabutë dhe të depërtojmë si vajza dhe si gra”, u shpreh ndër të tjera ministrja, duke konsideruar se sado simbolike, kjo ceremoni shkon për kujtimin e veprës së saj, e cila përjetësisht do të mbetet një emër i paharruar për artin dhe kulturën e Kosovës dhe më gjerë”, tha Dumoshi.