30 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar mbrëmë në Kosovë, duke e çuar numrin total në 510.
242 teste të realizuara së fundmi, 30 prej tyre rezultuan pozitiv, ndërkohë që 9 të infektuar në Shtime janë anëtarë të së njëjtës familje.
Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.
12 persona kanë ndërruar jetë në Kosovë si pasojë e COVID-19.