Në kuadër të zbutjeve të masave të izolimit, sot në rrugët e qyteteve në Shqipëri do të lejohen të lëvizin nënat me fëmijët deri në moshën 10 vjeç. Të mbyllur më shumë se 1 muaj në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, për fëmijët e diela do të jetë e tyrja për të shijuar qytetet me ajër të pastër dhe pa makina.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kjo leje është në dispozicion deri në orën 11:00.
Nënat duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të grumbullohen me shumë fëmijë të tjerë, për të ulur sa më shumë rrezikun e ndonjë infektimi të mundshëm.
Gjithashtu, grave u është kërkuar që të ruajnë distancën dhe të shmangin kontaktet fizike me njëra-tjetrën, pasi rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende.
Duke filluar nga e hëna do të ketë një numër më të madh të bizneseve që do të hapen në Shqipëri. Gjithsesi, kryeministri Rama ka bërë me dije se hapja dhe heqja e kufizimeve do të bëhet në mënyrë graduale.