Edhe pse situata duket më e qetë në Itali, koronaviursi vazhdon të marrë jetë. Një tjetër mjek 58-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e koronaviursit, në Cremona. Lajmin e ka njoftuar federata kombëtare e urdhrit të mjekut italian, që përditëson në mënyrë të vazhdueshme numrin e viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit gjashtë mjekë dhe infermirë kanë humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar në 138 numrin e mjekëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Deri më tani Italia raporton mbi 23 mijë viktima nga Covid-19 dhe 174 mijë të infektuar.