Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur pushimet verore, të cilat po i kalon në Dhërmi.
Nëpërmjet një video në rrjetet sociale ai u shpreh se shifrat e turizimit në Shqipëri nuk janë ulur po janë ngritur.
Sipas tij nga Aeroporti i Rinasit thuajse kanë hyrë 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë sesa vjet.
“Disa ditë pushimi këtu në Dhërmiun magjik. Nga Aeroporti i Rinasit thuajse kanë hyrë 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë sesa vjet. Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ditë, një volum marramendës dhe ia paimagjinueshëm. Për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që nuk pushojnë dhe thonë u zbraz Shqipëria dhe nga turistët. Rinasi në krye të klasifikimit europian për rritjen realitive në krahasim me vitet e mëparshme. Kemi spostuar në vend të dytë aeroportin në Beograd.”, u shpreh Rama./ S.M