Në Himarë prej orës 07:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e Kryebashkiakut të Himarës. Në garë janë Petro Gjikuria dhe vangjel Tavo, përkatësisht kandidatë të opozitës dhe Partisë Socialiste.
Rovena Cerka gazetare e News24 duke raportuar lidhur me procesin e votimit tha se ka pasur disa problematika në Himarë fshat, atje ku procesi është ndërprerë, pasi disa votues kanë pasur karta identiteti të skaduara dhe nuk janë lejuar të votojnë. Sipas ligjit, votuesit nuk mund të votojnë me dokumente të skaduara. Ende nuk dihet se sa është numri i votuesve që kanë probleme me dokumentet e identifikimit (kartat e identitetit të skaduara)./kb