Shumica e amerikanëve mbështesin premtimin e Donald Trump për t’i dhënë fund taksave mbi bakshish, ka zbuluar një sondazh i ri.
Sondazhi i kryer ekskluzivisht për Newsweek nga Redfield & Wilton Strategies tregoi se 67 përqind e amerikanëve nuk besojnë se bakshishi i dhënë punonjësve të shërbimit duhet të tatohet.
Kandidati republikan Trump, si pjesë e fushatës së tij presidenciale 2024, është zotuar të ndalojë që bakshishi të jetë subjekt i taksave nëse fiton Shtëpinë e Bardhë në nëntor. Sipas ligjit aktual, të gjitha bakshishet në para dhe pa para të marra nga një punonjës klasifikohen si të ardhura dhe i nënshtrohen taksave mbi të ardhurat dhe pagat./kb