Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë regjistruar 435 vdekje nga koronavirusi i ri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Vendi që ka më shumë se 208,000 raste dhe është i treti më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, do të zgjasë shtrëngimin shumë të rreptë të masave deri më 9 maj.
Qeveri po i afrohet hapjes me kujdes ekstrem, megjithatë do të zbusë paksa masat shtrënguese, duke i lejuar fëmijët të dalin jashtë dhe të marrin pak ajër të pastër nga e diela.