Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka festuar ditëlindjen e tij të 63-të të dielën me bashkëshorten e tij Michelle e cila i ka uruar atij ditëlindjen në publik me një postim në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Barack Obama. Le të vazhdojmë të përballemi me stuhitë e jetës dhe të lëvizim malet së bashku”, ka shkruar ish-Zonja e Parë e SHBA-së në postimin e saj.
Për ta plotësuar mesazhin e saj ajo shtoi një foto të saj dhe ish-presidentit të SHBA duke shtyrë një gur gjigant.
Barack dhe Michelle Obama u takuan në një zyrë avokatore në Çikago përpara se të martoheshin në tetor 1992. S.B