Përveç situatës jo të qartë mbi të ardhmen, te Partizani do të duhet të gjejnë zgjidhje edhe në lidhje me dëmtimet, që sa vijnë e shtohen. Aktualisht të dëmtuar raportohen Andi Hadroj, Marçelino Preka dhe Gjelbrim Taipi.
Mbrojtësi i djathtë pritet të jetë sot në stërvitje, pasi nuk ka asgjë serioze. Nga ana tjetër, shtohen problemet për Taipin. Mesfushori do të duhet të kthehet pas afro dy javësh, pasi ka pësuar kontraktim deri në tërheqje të gradës së parë.
Me shumë mundësi 31-vjeçarit nga Bujanovci do t’i duhet të ndalet në ndeshjen e parë të Superiores kundër Vllaznisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Prekën, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet të mungojë më gjatë. S.B