Klubi i Club Brugge në Belgjikë i ka ndaluar 34 tifozëve të tij hyrjen në stadium për ndeshjet e ardhshme në këtë sezon. Tifozët, në ndeshjen e fundit ndaj Standart Liege kanë përshëndetur me gjeste naziste në tribunën e tyre.
Mirëpo, janë identifikuar nga drejtuesit e Brugge dhe tashmë do ta kenë të pamundur ta ndjekin nga pranë skuadrën e zemrës. Në fakt, edhe vetë Federata e Belgjikës kishte nisur një hetim në lidhje me gjestet e tifozëve, por drejtuesit e Brugge nuk kanë pritur për një vendim dhe kanë reaguar vetë.
Klubi i Brugge nëpërmjet një reagimi theksoi se nuk mund të lejojë të tilla sjellje nga tifozeria e saj, duke dalë dhe duke reaguar kundrejt çdo formë racizimi apo shfaqje politike e cila nuk ka lidhje me futbollin./ D.C