Që prej vitit 2012 dhe macet kanë Ditën Ndërkombëtare të tyre. Ato njihen si një prej kafshëve shtëpiake më të dashura nga njerëzit.
Kjo ditë, e cila festohet çdo 8 gusht, për herë të parë u shënua nga “Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve” si dhe grupet e tjera për të drejtat e kafshëve, si një ditë e veçantë për të përkëdhelur edhe më tepër një nga krijesat më të preferuara në botë.
Pavarësisht vendit apo klimës, në botë besohet se ekzistojnë rreth 36 lloje rracash macesh. Sipas studimeve, mbajtja e një mace përmirëson shëndetin mendor dhe lehtëson stresin, ankthin dhe depresionin.
Disa nga macet më të famshme të botës së kinematografisë, të cilat janë bërë të dashura virtualisht edhe për publikun. S.B













