Policët kanë vënë në pranga reperin amerikan Nelly, i cili është akuzuar për posedim të drogave të paligjshme gjatë një kontrolli rutinë që i është bërëkëtë të enjte.
49 – vjeçari fituesi tre herë i çmimit Grammy dhe njeriu i hiteve “Dilemma”, “Just a Dream” etj, u gjet me katër pilula ekstazi.
Sipas mediave të huaja, avokati i tij Scott Rosenblum tha se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Haynes Jr, pretendoi se Nelly ishte “shënjestruar” nga një oficer policie.
Rosenblum tha se Nelly kishte fituar disa jackpote në kazino në një vend në St Louis, Misuri, të cilin ai e viziton shpesh. Kur ai shkoi për të mbledhur fitimet e tij, oficeri që do të kishte mbikëqyrur transaksionin bëri një kërkim për urdhër arresti. S.B