Shumë amerikanë mbi 60 vjeç vazhdojnë të pinë aspirinë për zemrën, edhe nëse nuk kanë nevojë për të. Në vitin 2019, Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës vunë re se rreziqet e mundshme të aspirinës tejkalonin përfitimet e saj. Dhe udhëzimet këshillojnë kundër përdorimit të saj si një metodë primare për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.
Hulumtimi i botuar në revistën Annals of Internal Medicine ekzaminoi tendencat në përdorimin e aspirinës në Shtetet e Bashkuara nga viti 2012 deri në 2021-shin. Sipas studimit, gati 30% e atyre mbi 60 vjeç ende marrin një dozë të ulët ditore të aspirinës, pavarësisht udhëzimeve që këshillojnë kundër përdorimit të saj si një metodë primare për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Por një studim i mëparshëm i botuar në revistën Annals of Internal Medicine thoshte se miliona të rritur amerikanë që nuk kishin pasur kurrë sëmundje kardiovaskulare vazhduan të merrnin aspirinë me dozë të ulët për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, pavarësisht nga udhëzimet mjekësore që nuk e rekomandonin atë terapi sepse rreziqet do të tejkalonin përfitimet për shkak të rritjes së rrezikut të gjakderdhjes së brendshme.
Në detaje, hulumtimi nga Qendra Mjekësore e Harvardit në Boston vlerësoi se pothuajse 30 milionë amerikanë mbi 40 vjeç e marrin ilaçin: 6 milionë pa u konsultuar ndonjëherë me një mjek.
Njerëzit e shëndetshëm që marrin një aspirinë çdo ditë për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru, më vonë mund të pësojnë më shumë dëm sesa dobi, sepse marrja e këtij ilaçi mund të rrisë mundësinë e gjakderdhjes së brendshme, zakonisht në stomak ose tru. Këto janë përfundimet e një rishikimi të kryer nga King’s College në Londër, të botuar në Journal of the American Medical Association. / S.M