Në Paris, Francë, hapet zyrtarisht Muzeu i Luvrit. Louvre është në pronësi të qeveris franceze; megjithatë, që nga vitet 1990 muzeu është bërë më i pavarur. Louvre punëson rreth 2.000 punonjës. Muzeu është përfshirë në polemika lidhur me pasurinë kulturore të konfiskuar nën Napoleon Bonapartin, si dhe gjatë Luftës II Botërore nga nazistët. ‘Musée du Louvre’ përmban më shumë se 380,000 objekte dhe ekspozon 35.000 vepra; pret mesatarisht 15.000 vizitorë në ditë, 65 përqind e të cilëve janë turistë të huaj. Përdorimi i kamerave dhe videove lejohet brenda në muze. Përdorimi i blicit (flash) ndalohet për shkak se mund të shkatojë dëmtim të pikturave.
Pallati i Luvrit u fillua nga Mbreti Francis I në vitin 1546 në anë të një fortese të shekullit të 12-të e ndërtuar nga Mbreti Filip II. Francis ishte një koleksionist i madh arti, dhe Luvri do të shërbente si rezidenca e tij mbretërore. Vepra, e cila u mbikqyr nga arkitekti Pierre Lescot, vazhdoi pas vdekjes së Francis dhe gjatë mbretërimit të Mbretit Henry II dhe Charles IX. Pothuaj të gjithë pasuesit e monarkisë franceze zgjeruan Luvrin dhe më shumë vepra u shtuan nga Louis XIII dhe Louis XIV në shekullin e 17-të. Të dy këta mbretër gjithashtu shtuan koleksionin e kurorave mbretërore dhe Louis XIV siguroi koleksionin e artit të Charles I të Anglisë pas ekzekutimit të tij në Luftën Civile të Anglisë. Në vitin 1682, Louis XIV e transferoi pallatin e tij mbretëror në Versajë, dhe Luvri nuk ishte më rezidenca kryesore mbretërore. Në frymën e Iluminizmit francez, shumë francezë filluan të kërkonin për ekspozimin publik të koleksionit mbretëror. Denis Didero, shkrimtari dhe filozofi francez, ishte ndër të parët që propozoi një muze arti kombëtar për publikun. Megjithëse, Mbreti Louis XV përkohësisht ekspozoi pjesë të zgjedhura të pikturave në Pallatin e Luksemburgut, në vitin 1750, ishte Revolucioni Francez, i vitit 1789, që solli progres të vërtetë me krijimin e një muzeu të përhershëm. Më 10 gusht 1793, u hap Musée Central des Arts në Luvër.
Kalendar
286 – Shën Bessus, nganjëherë Besse, (italisht: San Besso) shpallet martir, si pjesëtar i Legjionit legjendar romak të Thebës (Egjipt), anëtarët e të cilit u masakruan për besimin e tyre të krishterë në shekullin III.
1519 – Ferdinand Magelani niset me 5 anije nga Sevilja e Spanjës për lundrim rreth globit. Ekspedita ia arrin qëllimit, por pa Ferdinandin – Magelani mbeti i vrarë në luftime me vendasit në ishujt Filipine.
1846 – Instituti Smithsonian themelohet në Uashington, DC, nga fondi (500-mijë dollarë) i lënë nga shkencëtari britanik James Smithson – prandaj Instituti quhet Smithsonian, që mbështet sot një shumëllojshmëri projektesh kërkimore dhe publikime.
1913 – Lufta e Dytë Ballkanike: delegatë nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi, dhe Greqi nënshkruajnë Traktatin e Bukureshtit, duke i dhënë fund luftës.
1920 – Lufta e Parë Botërore: Përfaqësuesit osmanë të Sulltan Mehmedit VI nënshkruajnë Traktatin e Sevres që e ndan Perandorinë Osmane mes aleatëve.
1985 – Albumi i Madonnës, ‘Like a Virgin’ u bë albumi i parë solo nga një artiste femër që arrin të shitet pesë milionë kopje.