Situata brenda PD-së pak muaj para zgjedhjeve mbetet mjaft e rëndë, duke u izoluar në ide, ashtu si lideri i tyre që mban barrën e rëndë “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, por edhe në arrest shtëpie. A janë mundësitë që opozitarizmi të ngjizë të frymë të re në muajt e mbetur?
Këtë gusht Sali Berisha nuk ka prekur qoftë edhe një ditë të vetme rërën e plazhit të Gjirit të Lalzit, siç bënte zakonisht prej disa vitesh çdo sezon veror. Që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar ndodhet në arrest shtëpie, si i hetuar nga Prokuroria Speciale për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte kryeministër, duke favorizuar dhëndrin e tij të përfitonte disa prona që më pas u kthyen në koplekse pallatesh banimi. Edhe pse ende nuk ka një akuzë zyrtare për të, fakti është se lideri i PD-së dhe i opozitës, tashmë me vulë e logo rrezikon seriozisht që të mbetet nën izolim edhe gushtin tjetër duke e çuar partinë në humbjen e katërt radhazi. Izolimi i tij nuk mund të jetë vetëm brenda katër mureve të shtëpisë, por shumë më i madh, duke mbyllur po në të njëtën “masë sigurie” edhe partinë… Qeveria në nivel qëndror dhe lokal është përfshirë në afera të rënda korruptive, tashmë të zyrtarizuara nga institucionet e drejtësisë së re. Po si mundet megjithë këtë barrë makati qeveria shkon e qetë në fushatë, duke kërkuar jo vetëm mandatin e katërt, por edhe një rezultat më të thëllë të fitores sesa zgjedhjet e vitit 2021? Paradoskaslisht jemi para këtij fakti që treguesit e deritanishëm sygjerojnë se PD e Sali Berishës dhe dhe PL e Ilir Metës janë të destinuara të kenë fatin e liderit.
Berisha fitues me “humbësin” Basha
Kryetari i PD-së Sali Berisha këtë vit ka shënuar personalisht vetëm një bilanc pozitiv: ai mundi në çdo drejtim ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha, i cili edhe pse pati shumëçka në duar, i shpërdoroi të gjitha. Berisha fitoi pjesën më të madhe të partisë në zgjedhjet vendor të pjesëshme dhe të përgjithshme, duke i konfirmuar si lider, ndonëse Gjykata e Apelit në një vendim fort të dyshimtë vijonte të mbante Bashën kryetar. Kjo situatë u zhbë, teksa po Gjykata e Apelit, tashmë me një trup tjetër gjyqtarësh vendosi që zyrtarisht PD të mbetej në drejtimin e Berishës. Një e drejtë që lindi nga vota dhe mbeshtetja brenda partisë. Po a mjefton të mundësh Bashën i cili vetëm “pjesëmarrjen në garë” e quan sukses dhe premton pas çdo humbje se “tani nis beteja”? Tashmë prova e madhe janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm ku Berisha ka humbur alibini se i “grabitën partinë me urdhër të Ramës”. Partinë e ka, vulën po, logon e rëndë të PD-së, por pyetja e mbertur mr medyshje të mëdha mbetet nëse eshtë në gjendje që të mundë një qeveri të konsumuar në kohë qeverisje dhe mbi të gjitha elementë të rëndësishëm të saj stë përfshira në afera mjaft të rënda korruptive. Berisha e ka të qartë se cila është gjendja e PD-së, po aq të qartë se problemi brenda asaj është ai vetë, por sërish nuk tërhiqet. Mjaftohet me ata pak idhtarë që i qëndrojnë çdo ditë poshtë ballkonit ta banesës ku ndodhet i izoluar, i mjafton ideja që kontrollon gati tërësisht Grupin Parlamantar të PD-së dhe mbi të gjitha atë pjesë të mbetur të elektoratit. Një elektorat që është mjaft i “madh” për të mundur Bashën dhe çdo kundërshtar tjetër brenda tyre, por shumë e dobët për të mposhtur PS-së dhe Ramën.
“Na vodhën”…
Tashmë në një moshë të shkuar, me damkën e madhe “non grata” nga SHBA dhe Britania e madhe dhe po ashtu nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Sali Berisha nuk ka shumë favore dhe vetëm këmbëngulja nuk mjafton. PD prej disa muajsh artikuloi dhe premtoi rrëzimin e kryeministrit Edi Rama me protesta popullore. Ka organizuar disa të tilla, por pa asnjë domethënie që mund të lëkundte qoftë edhe për pak pushtetin e Ramës. Gjithashtu në tentativë për tu zyrtarizuar si forca e vetme opozitare, bënë disa marrëveshje me mazhorancën, një prej të cilave ishtin edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që në fundin e saj sërish i shkuan përshtat Ramës. Nuk u ndryshua formula e zogjedhjeve duke mos lejuar koalicionet parzgjedhore dhe po ashtu listat e deputetëve mbetën cërek të hapura, duke ia lënë sërish në duar kryetarëve të vendosin për emrat që do jenë në listën fituese të deputetëve. Berishës duket se i mjafton që të ketë dorën e lirë për të zgjedhur deputetë një grup idhtarësh të tij që pranojnë që të rrinë ndoshta tërë jetën në opozitë, por Berishën të mos e largojnë kurrë. Alibia e humbjes së mundëshme në zgjedhjet e ardhëshme është e paprekshme në shumë zgjidhje ku do të dalin të gjithë, përfshi edhe Berishën për tu ankuar se “zgjedhjet u vodhën nga Rama”. Fatkeqësisht për PD-në por edhe për vendin pasi nuk ka një opozitë të fortë dhe konkurruese, situate duket mjaft e zomtë paçka se e vetmja risi është pjesëmarrja në votime e emigrantëve, të cilët edhe ata mbeten të papërfaqësuar dhe me shpresë tek opozita, ndërsa pjesa tjetër e emigrantëve mund të votojnë ashtu siç “votojnë ata të shtëpisë në Shqipëri”, duke sfumuar në këtë mënyrë edhe rolin e tyre në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.