Nga ROLAND QAFOKU
Bashkia e Himarës më në fund u çlirua nga kriza e tejzgjatur. Zgjedhjet e 4 gushtit nxorën fitues atje Vangjel Tavon e Partisë Socialiste me 5022 vota përballë Petro Gjikurisë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që mori 3545 vota. Tashmë që ka kaluar një javë nga votimi mund të bëhet një analizë më qetësisht për të gjitha arsyet përse fitoi kandidati socialist dhe përse humbi kandiati i të djathtës. Po cilat janë arsyet e mëdha të fitores së Vangjel Tavos?
Së pari, Vangjel Tavo fitoi sepse bashkimi votave të forcave të djathta me PBDNJ-në solli një opinion masiv se është një nga gabimet më të mëdha që kanë bërë partië e këtij koalicioni. Veçanërisht Partia Demokratike ka vendisur një gur kilometrik negativ në historinë 34 vjeçare që nuk e nderon atë. Mbështetja që i dha në fillim Fredi Belerit duke e kthyer madje në kauzë të saj bërë që një pjesë e mirë e mbështetësve të saj të zhgënjehej. E nëjta gjë ndodhi edhe me kandatin Petro Gjikuria. Ndonëse jo i formatit të Fredi Belerit, Gjikuria gjithsesi ka patur rekorde në aktivitetin e tij në SHBA duke i mëshuar platformës së fshehur antishqiptare së Vorio Epirit. Masa e njerëzve në Himarë dhe fshatarat e saj nuk e përqafoi këtë mbështetje të PD dhe si e tillë e braktisi atë. Rezultati me një diferencë prej 1477 votash tregon se jo vetëm peshorja anoi kundër këtij koalicioni por tregeoi se çdo makinacion, bashkëpunim apo aleancë e kësaj forme do të rezultojë pa mbështetje masive.
Së dyti, Vangjel Tavo fitoi sepse Partia Socialiste arriti ta gjejë atë si një kandidat potencial dhe me shanse të mëdha për të dalë fitues. Ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit 2023 kur Edi Rama vendosi një kandidat që kishte mbështetje të ulët në popull, Vangjel Tavo ishte jo vetëm një kandidat me kuota të larta në politikkë por edhee një profil i nivelit kombëtar dhe jo lokal. Ai kishte qenë ministër i Shëndetësisë, kishte kryer disa herë beteja politike dhe kishte fituar disa herë gara elektorale duke u zgjedhur deputet në kuvend. Braktisja që i bëri PS-së dhe kalimi me LSI-në dhe zgjedhja si deputet kanë treguar se Vagjel Tavo ka qenë një rezervuar votash dhe ka patur përherë mbështetje në popull. E gjithë kjo CV politike e bëri shumë të vogël formatin potlik të kundërshtarit të tij Petro Gjikuria që arritjne më të madhe në karrierë ishte miqësia me Vangjel Dulen.
Së treti, Vangjel Tavo fitoi sepse Partia Demokratike nuk pati mbështetjen e duhur në publik. Kjo forcë politike vazhdon të lëngojë prej tre vjetësh mes tallazesh që nuk po e merre veten dhe marrëveshja e fundit me Edi Ramën për listat e mbyllura ia uli edhe më shumë kuotat kësaj forëce politike. Edhe rezultati i këtyre zgjedhjeve tregoi se ajo jo vetëm nuk po reformohet dhe nuk po demokratizohet por ka krijaur perceptimin se do qendrojë për një kohë të gjatë në opozitë.
Së katërti, Vangjel Tavo fitoi sepse nacionalizmi nuk është një kartë që të nxjerr fitues në bashkinë e Himarës. Edhe sope vetë minortitar grek në asnjë rast dhe rrethanë Tavo nuk ka mbështetur nacionalizmin ekstrem grek. Fitorja e tij e thellë tregoi se çdo tentativë për të përdorur këtë kartë do dështojë dhe se tashmë ajo i përket të kaluarës dhe nxjerr fiasko këdo që synon ta aplikojë.
Së pesti, Vangjel Tavo fitoi sepse kampi kundërshtar nuk bëri fushatën e duhur në Himarë. Nëse doi ndiqje fushatën elektorale shikonim kudo Vangjel Tavon dhe diku-diku edhe Petro Gjikurinë. Gjatë atyre ditëve do shikoje shumë eksponentë të PS-së dhe do shikoje vetëm tek-tuk ndonjë eksponetet të PD-së. Do shikoje takime masive në terren të Tavos dhe do shikoje në televizor disa takime të lodhura të Petro Gjikurisë dhe ndonjë deklatatë nga selia e PD-së në formë paralajmërimi se Edi Rama po planifikonte të vidhte votata.
Së gjashti, Vangjel Tavo fitoi sepse PBDNJ nuk është më një forcë politike në kuptimin e plotë të fjalës. Mjafton të hedhësh sytë në historinë e vjetër të kësaj partie për të kuptuar potencialin e ulët politik. Nuk bëhet fjalë që të krahasosh potencialin e kësaj partie të 10, 20, 30 viteve të shkuara me atë aktualin. Nga dikur që përcaktonte deri nga do anonte pushteti te sitiuata akruale përe të cilën mund të themi se përfaqësohet vetëm nga Vangjel Dule që ka pronësur postin e kryetarit dhe një grusht shumë i vogël porsonazhesh që të vetmin aktivitet politik kanë daljen në televizor. Kësaj partie i mungojnë strukturat e mirëfillta, i mungojnë aktivitetet e mirëfillta politike dhe i mungon edhe motivi zyrtar për të dreajtat e njeriutr për të cilin u krijua 33 vjet më parë.
Së shtati, Vangjel Tavo fitoi sepse ndëhryja e Greqisë në zgjedhjeet në minoritetin grek në Shqipëri e dëmton më shëmë se sa e ndihmon këtë komunitet. Rregulli i përhershëm me autobusa të mbushur me votues kundrejt pagesave falas për ditën e votimeve nuk mjaftoi të ndikuar në rezulat. Edhe vetë minoritarët e kanë kuptuar se mbështetja e një kandidati ditën e votimit duke udhëtuar të organizuar me autobus nuk pi më ujë.
Së teti, Vangjel Tavo fitoi sepse problemi i pronave në Himarë nuk është një çështje politike por juridike dhe zgjidhet vetëm me institucione shtetërore dhe jo me deklarata hidh e prit. Sigurisht që edhe kjo çështje kërkon një vullnet politik, por opozita nuk ka dhënë asnjë opsion të sajin në kët drejtim. Do kalojnë vite dhe situata për këtë çështje do smarrë rrugë për tu zgjidhur dhe të gjithë do kuptojnë se janë gjykatat dhe jo partitë politike që vendosin për pronat.
Së nënti, Vangjel Tavo fitoi sepse Partia Socialiste tregoi edhge një herë se ka makinerinë më të mirë elektorale. Ankesa e PD-së se PS vodhi zgjedhjet është një version i lodhur i çdo humbjeje të mëpërshme të kësaj partie. Nuk i shkon dhe nuk i duhet më PD-së çdo justifikim se PS vjedh dhe se PD nuk humbet. Pyetja e madhe është: A thotë dikush në PD se kanë humbur dhe se fajin e ka vetëm PD?
Së dhjeti, Vangjel Tavo fitoi sepse masivisht media nuk e mbështeti kandidatin Petro Gjikuria. Duhet një përshëndetje e madhe për ata gazetarë, analistë dhe drejtues të medias që nuk u bënë palë me ata që mbëshesin deri plaltforma antikombëtare. Duhen përshëndetur atat gazetarë edh analistë që nuk u blenë dhe nuk u shitën te qarqte greke që kanë synime të tjera në Shqipëri. Ata pak që u shitën dhe u blenë janë faqja e zezë e medias por edhe e gjithë kombit.