Miley Cyrus ka arritur “më të mirën e të dy botëve”: këtë vit ajo fitoi për herë të parë një Grammy dhe tani është shpallur një Legjendë e Disney-t.
Lainey Wilson doli në skenë për të prezantuar Cyrus, duke performuar një version energjik të këngës klasike të “Hannah Montana”, “The Best of Both Worlds.” Pas këngës, ajo i tha këngëtares, “Miley, të falënderoj që nuk je frikësuar kurrë të dilje jashtë kornizave, që gjithmonë ke qëndruar e vërtetë ndaj vetes dhe, më e rëndësishmja, që gjithmonë ke bërë një punë të jashtëzakonshme.”
“Do t’ju tregoj një sekret të vogël të Disney-t për legjendat. Jam unë ajo që ju thotë gjëra që nuk duhet t’i dini. Dhe çfarë dua të them është se edhe legjendat frikësohen. Edhe unë jam e frikësuar tani, por ndryshimi është se ne e bëjmë gjithsesi, dhe të gjithë ju mund ta bëni atë çdo ditë. Është legjendare të kesh frikë dhe ta bësh gjithsesi. Nuk ekziston dështimi kur përpiqesh,” tha Cyrus, duke fshirë lotët.
“Në vitin 2005, Disney ishte në një mision për të rindërtuar kompaninë. Kjo është arsyeja pse ata punësuan Bob Iger dhe mua,” vazhdoi Cyrus me një buzëqeshje, duke kujtuar procesin e përzgjedhjes për “Hannah Montana.”
“Qëndroj këtu ende krenare që isha ‘Hannah Montana’,” tha Cyrus. “Ky çmim i dedikohet Hannah-t dhe të gjithë fansave të saj të mrekullueshëm dhe besnikë, dhe të gjithë atyre që kanë bërë ëndrrën time realitet. Siç thotë vetë legjenda, ‘Kjo është jeta,’” shtoi ajo, duke cituar këngën e Hannah Montana me të njëjtin titull.
Në moshën 31-vjeçare, Cyrus është tani personi më i ri që është shpallur Legjendë e Disney-T./E.Ç