Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga të cilat 26 kanë rezultuar me COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në Kosovë në 630.
Po ashtu janë shëruar edhe dhjetë pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 138 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan.
18 raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.