Basha, “Euroatlantisti” pas erës së vulës
Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha në pikiadë politike. Nga vetëshpallja si “Kryetar i Demokratëve Euroatlantikë”, në rendjen pas vulës së humbur. Fati i ish-kryedemokratit “de jure” dhe mosngjitja në elektoratin e djathtë.
Ish-kryetari “de jure” i PD-së, Lulzim Basha, është përfshirë në pushime të gjata, duke munguar në daljet publike. Pa ide, pa elektorat, e mbi të gjitha pa vulë tashmë pret vetëm ardhjen e shtatorit për të kapur ndonjë qoshe të sallave të konferencave dhe dhënë “deklarata të forta” se “tani nis beteja”… Në daljen e fundit që është e meskurrikut, Basha u vetëshpall “kryetar i Partisë Demokratike Euroatlantike”. Nuk është parti zyrtare, as e regjistruar zyrtarisht, por ai po mban veten me gajret se do të vijojë betejën ligjore për të rimarrë vulën e PD-së zyrtare, ku Gjykata e Apelit tashmë me vendim të formës së prerë ia ka kaluar Sali Berishës. Megjithatë Basha ende nuk ka kuptuar se një parti nuk e bën logo dhe vula, por përpkrahja që ka në elektorat. A bëri mjaftueshëm Basha që PD-në e madhe me emër të mos ia linte “non gratave”? Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike e tregon çdo herë veten se nuk ka ndonjë dëshirë të madhe të merret me ata pak demokratë që i kanë mbetur në krahun e tij. Basha pavarësisht se shqetësohet se Partia Demokratike po uzurpohet nga “non grata”, ai vet nuk është se i ka dhënë apo po i jep ndonjë kontribut për ti shërbyer demokratëve apo të forcojë atë komunitet që ka tashmë. Bashës i intereson vetëm të kapi karrigen e Partisë Demokratike, që tashmë e sheh i vetdijshëm nga larg edhe pse proceset gjyqësore do të vazhdojnë. Basha nuk ka qenë ndonjëherë kryetar i demokratëve. Prej kohësh ai nuk është aktiv në terren dhe reagimet e tij po vijnë nga pozicioni komod i një tableti në ndonjë shtëpi pushimi. Kur Partia Demokratike u mor nga Berisha, Bashës i ikën deputetë dhe mbështetës, duke u ndjerë aq i vetmuar, sa salla e Parlamentit mesa duket i duket si e huaj. Basha e ka ndjerë edhe presionin e demokratëve, të cilët nga fundi i tij këkruan të “qeveriseshin” nga Berisha. Përsëri Basha nuk u dorëzua. Ai është kreu i Demokratëve Euroatlantikë që do të vazhdojë të vegjetojë duke shigjetuar Ramen dhe Berishën.
Opozitarizmi i Bashës
Gjatë kohës që ishte kryetar partie, Basha nuk u mbajt mend për asnjë lëvizje të mirëmenduar dhe që do të mbahej mend nga demokartët si “dora e Lulzim Bashës”, përveç se dështimeve duke i çuar PD drejt rënies. Pasi mori Partinë Demokratike, pas humbjes së saj në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, kur Sali Berisha dorëzoi partinë, Basha nuk e ndihmoi atë në ringritje për ta përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale që u mbajtën në vitin 2025. Në zgjedhjet lokale të 2015 u shënuan humbja e parë të PD-së me në krye Lulzim Bashën. PD-ja humbi të gjitha bashkitë e mëdha, me përjashtim të Shkodrës. Më pas, PD-ja ka humbur edhe dy palë zgjedhje të pjesshme lokale, në Dibër dhe Korçë. PD-ja humbi thellë zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Humbja lëkundi pozitat dhe besimin tek Basha, por mbështetja që i dha Sali Berisha ishte vendimtare për të qëndruar në krye të PD-së. Gafa më e madhe që Basha bëri në bashkëpunim me ish- kryetaren e Lëvizjes Socialsite për Integrim Monika Kryemadhi ishtë dorëzimi i mandateve të deputetit dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të mbajtuara në vitin 2019, duke i dhënë mazhorancës qeverisëse dorë të lirë në qeverisje. PD-ja me në krye Lulzim Bashën humbi edhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Humbja shtoi kritikët dhe lëkundi më tej pozitat e Bashës, por mbështetja e Sali Berishës ishte edhe një herë vendimtare për qëndrimin e tij në krye të PD-së, përmes garave të brendshme të diskutueshme dhe të denoncuara si të manipuluara nga rivalët, këtë herë nga Eduard Selami. Të vetmin moment që Basha e ka rrezikuar dhe ee rrezikoi seriozisht pozitat e tij ishte distancimi nga Berisha kur ai u shpall nga Departamenti Amerikan i Shtetit “non grata”. Kjo vendimmarrje e vështirë, për t’u distancuar nga Berisha i ‘listës së zezë’, është edhe shkaku i dorëheqjes së Bashës. Basha e pa rrezikun që po i kanosje nga Berisha për rimarrjen e partisë dhe bëri një tërheqje duke kaluar Enklejd Alibeaj drejtues partie me të drejta të plota. Ky vendim i Bashës ishte një humbje kur ai kërkoi që të rikthehej në PD që të merrte vulën nga Gjykata e Apelit. Nga kjo kohë pati përplasja me Berishën duke ndarë PD-në në dy pjesë, me Kuvende dhe statute paralele, shkarkime të dyanshme, struktura dhe kryetarë paralelë.