Manchester United e ka nisur me fitore 1-0 sezonin 2024/25 në Premier League përballë Fulhamit në Old Trafford, falë golit të Joshua Zirkzee që shënoi në debutim.
Pas 12 minutash lojë, Amad Diallo kërkoi penallti, por që gjyqtari sinjalizoi se loja duhet të vazhdonte.
Vetëm një minutë më vonë, Kenny Tete kishte një mundësi të artë shënimi, mirëpo Andre Onana bëri ndërhyrje kruciale.
Më pas, Bruno Fernandes testoi Bernd Lenon dy herë, por gjermani bëri një pritje fantastike.
Në minutën e 53-të, Mason Mount tentoi ta befasonte Lenon, mirëpo gardiani i Fulhamit ishte sërish i vëmendshëm.
Heroi i Djajve të Kuq ishte Joshua Zirkzee, që realizoi në debutim, duke i sjell fitore me golin në minutën e 88-të.
https://twitter.com/brunofernanshh/status/1824549185149964425?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Në xhiron e dytë, Manchester United udhëton te Brightoni, një duel aspak i lehtë në letër.