Aksioni politik
PD me dy krerë, por pa program dhe ekip
Në nisje të sesionit të ri Parlamentar, por edhe në muajt më të ethshme që përkojnë me zgjedhjet e përgjithshme, PD mbetet ande e paqartë për aksionin e saj politik. Disa deputetë të kontaktuar nga gazeta nuk ishin në gjendje që të parashtronin nismat e partisë më të madhe opozitare. Çfarë pritet të ndodhë dhe a po e dëmton PD-në drejtimi i izoluar i Berishës dhe paqartësia e skajshme e grupit tjëtër “të lirë”?
Partia Demokratike e drejtuar nga shtëpia nga Sali Berisha dhe nga selia nga Gazmend Bardhi nuk kanë një strategji se çfarë do të bëjnë për të fituar zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajt e parë të 2025. Edhe pse këto ditë Partia Demokratike ka dërguar në SPAK tre ministra të kryeministrit Rama dhe gjithshtu nuk po dorëzohet për të protestuar para bashkisë, nuk ka një frymë menaxhuese që të rrëzojë qeverinë Rama në zgjedhjet që po afrojnë. Nga ana e gazetës u kontaktuan disa deputetë të PD-së lidhur me aksionin opozitar që pritet të nisë në shtator, por asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje të specifikonte se si do shfaqet partia më e madhe opozitare në shtatorin politik e më tej, deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në reagimin e tyre, deputetët shprehen se “vetëm rrëzimi i Edi Ramës do sillte rrotacion politik dhe shkëpuste lidhjet e politikës me krimin dhe oligarkinë”, por të pyetur sesi do arrihet kjo: prejt tyre nuk kishte një përgjigje të qartë. Partia Demokratike është ende larg një programi elektoral, madje po i qëndron larg edhe një ekipi të mirëfilltë për t’i angashuar në hartimin e një programi qeverisës.
Denoncimet në SPAK
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është dërguar në SPAK për ndërtimin e tunelit të “Llogarasë” për shifrat e fryra të ndërtimit dhe paratë që kanë devijuar rrugës. Ministra e Shqndetësisë Albana Koçiu për “vrasje ne dashje” në pavionin e Onkologjikut. Po ashtu ministri i ri i sapo emëruar tek Mbrojtja Pirro Vëngu është dërguar në SPAK nga të djathtët për Portin e Durrësit në kohën që ai e drejtonte. Pavarësisht se janë të gatshëm të dërgojnë çështje në SPAK, opozita e ka goditur atë shpesh herë, duke e akuzuar Altin dumanin, kreun e SPAK se është i lidhur me kryeministrin Edi Rama. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë po mban dy standarte atë të besimit dhe mos besimit te SPAK.
Deputetët
Në Partinë Demokratike janë vetëm disa deputetë që të paktën mundohen të ndjekin rritmin e kryetarit të tyre, i cili është aktiv çdo ditë. Pjesa tjetër e Partisë Demokratike, por edhe kryetarët e partite e vogla që pretendohet t’i bëjnë oponencë mazhorancës nuk japin asnjë sinjal vigjilence. Kështu që Partia Demokratike me një energji të dobët do ta ketë shumë të vështirë që të përballet me makinerinë “prodhuese” të Edi Ramës. Dembelizimi i deputetëve për të qenë aktivë është edhe për shkak të pashpresës që ata kanë për një rotacion politik. Opozita pavarësisht se bën një opozitarizëm ajo është e ndërgjegjshme që në zgjedhjet e ardhshme nuk mund ta bëjnë rotacionin edhe pse çdo ditë kërkojnë rrëzimin e Edi Ramës dhe artikulojnë shpresë për fitoren. Shumë deputetë mendojnë se janë edhe “marrëveshjet” që mes dy kryetarëve bëhen për përfitime. Deputeti i PD Dashnor Sula ka mbajtur një qëndrim brenda të vetëve, Sula tha se opozita nuk duhet të bëjë kompromise me maxhorancën, duke përmendur këtu Kodin Zgjedhor të votuar nga të dyja palët në parlament. Sipas tij, opozita nuk duhet të kthehet në shtojcë të maxhorancës.“Fatkeqësia e opozitës është se reagimit shoqëror i ka rënë nervi. Kompromiset me maxhorancën duhet të jenë minimale. Opozita duhet të ishte e fortë. Opozita nuk ka përse të kthehet në shtojcë të maxhorancës e ky është problem tepër i madh. Opozita nuk ka identifikuar ende personat që do të drejtojnë fushatën, ndërsa lideri Sali Berisha është në arrest shtëpie. Nuk mund të vazhdosh më me xhaketa të vjetra, por spektri i opozitës duhet zgjeruar. Votimet e fundit tregojnë se një pjesë e politikanëve të opozitës nuk janë të pëlqyer nga populli dhe duhet të ketë ndryshime të kuadrove”, deklaroi Sula. Deputeti Asllan Dogjani ngre pikëpyetjet nëse duhet të jetosh në Shqipëri. Ai thotë në një prononcim për gazetën se ligji nuk ka fuqi në Shqipëri. Ai I është rikthyer rendit ku ka sjëllë në vëmndje ngjarjen në Pogradec ku humbi jetën pas goditjes Egli Progi. E me gjithë pasigurisë dhe dyshimeve, Partia Demokratike nuk e di ende se çfarë aksioni opozitar do të ndërmarrë apo çfarë kauzash do të ngrejnë për të mikluar elektoratin, por shumë pak shpresa ka që PD dhe PL të vijë në pushtet në zgjedhjet e 2025, aq me një tepër kur kryetari është në “arrest shtëpie” nuk do të ketë adrenalinë në terren.