Klubi katalanas, Espanyol, ka konfirmuar transferimin në formë huazimi të mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla, nga Roma.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka ndryshuar ambient për herë të parë në karrierë, duke lënë kampionatin italian, Serie A, për atë spanjoll, La Liga.
Është vet klubi nga La Liga, Espanyol, i cili ka konfirmuar transferimin e Kumbullës në Kataluni.
“Marash Kumbulla është bardheblu”, shkruan shkurtimisht në postimin e Espanyolit.
✅ Marash Kumbulla ja és blanc-i-blau. pic.twitter.com/EilITED3ab
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) August 17, 2024
“Kumbulla kalon te Espanyoli si huazim i thjeshtë njëvjeçar me mundësi blerje për 3.5 milionë euro.
Në të kaluarën, 24-vjeçari ka luajtur në Serie A edhe me Hellas Verona dhe Sassuolo./ D.C
💻 El seu primer 'announce' 😁 pic.twitter.com/szDb77NgmZ
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) August 17, 2024